HISTORIKU

Rreth nesh.
“KURTI-07” sh.p.k është themeluar ne vitin 2007 me seli në Rinas, me një aktivitet prej 10 vitesh në fushën e punimeve të ndërtimit, gërmime, punime të kanalizimeve, sistemime territoresh e zonash të gjelbra, punime në fushën e ujësjellësave, furnizimi me inerte, materiale të ndërtimit dhe transporte të llojeve të ndyshme. Shoqëria jonë është e njohur për të gjitha llojet e punimeve të ndërtimit si dhe në gërmim dhe mbushje, sistemime dhe zhvillime të zonave të gjelbra.
Fillesat e punimeve të administratorit të “Kurti-07” shpk në punimet e ndërtimit, gërmimit, gjelbërimeve, kanalizimeve nis që në fillimet e viteve ’90. Gjithashtu administratori sëbashku me disa punonjës të tjerë të “Kurti-07” nga vitet 1998 deri në vitin 2004 kanë qenë pjesë e sektorit të mirëmbajtjes së zonës së gjelbër në aeroportin “Nene Tereza” Tiranë nën varësinë e Albtransport sh.a.
Në vitin 2007 Z. Urim Kurti në bazë të eksperiencave të tij dhe personave me të cilët punon krijon shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Kurti-07”.

Njësia jonë ekonomike mbështetur në eksperiencat personale të secilit person të stafit përbërës vazhdon të eci me ritme të larta në sektorin që operon, në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e realizimit të punimeve të kontaktuara.
Puna në “Kurti-07” përqëndrohet në një marrëdhënie solide besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët. “Kurti-07” kujdeset për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania ndihmon klientët si dhe bashkëpunëtorët duke i përfshirë vazhdimisht në sukseset dhe arritjet. Progresi i vazhdueshëm, projektet bashkëkohore si edhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë një motivim të mjaftueshëm për të gjithë stafin.
“Kurti-07” me stafin e kualifikuar dhe me një numër të larta të makinerive dhe të pajisjeve në pronësi të saj, është një ndër kompanitë që konkuron sukseshëm segmentin e tregut në të cilin është përqëndruar.

VLERAT TONA

Të ndërtojmë projekte me vlerë, cilësi të padiskutueshme dhe standarde të larta në dobi të klientëve, bashkëpunëtorëve tanë, si edhe komunitetit.

Ne besojmë se punonjësit janë aseti më i vyer i kompanisë sonë. Sukseset dhe arritjet e vlerave i kushtohen ekspertizës, profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre. Ne ofrojmë një sistem të shkëlqyer motivimi, si edhe kujdesemi për trajnimin e vazhdueshëm të stafit.
Ne udhëhiqemi nga parimi i integritetit në mënyrën e të punuarit cilësisht, në afate kohore të parashikuara dhe konform rregullave e ligjeve. Klientët, bashkëpunëtorët dhe komuniteti në tërësi na konsiderojnë si një partner të besueshëm biznesi sepse punojmë duke mbrojtur e respektuar interesat.

Ne kujdesemi që të aplikojmë plane të rrepta sigurie për punonjësit tanë dhe monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e tyre ndaj rreziqeve të punës në terren. Respektojmë proçedurat teknike mbi Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin dhe përdorim rigorozisht veshjet e sigurisë dhe sinjalistikat në kantier.
Kurti-07 siguron shërbime dhe produkte të cilësisë së lartë. Ne punojmë në interes të zhvillimit të konsumatorit dhe bashkëpunëtorëve tanë. Ne kujdesemi që aktiviteti ynë të respektoj standardet e cilësisë. Kujdesemi për mbrojtjen e punonjësve, sigurinë dhe shëndetin e tyre në ambjentin e punës. Respektojmë standardet më të larta të sigurisë, si edhe ofrojmë aktivitete trajnuese dhe një sistem të shkëlqyer monitorimi për respektimin e niveleve të ndryshme të sigurisë.

CFARE NE OFROJME !

  • Materiale Ndertimi
  • Punime Germimi
  • Punime Të Kanalizimeve
  • Sistemime Territoresh Dhe Zonave Të Gjelbra
  • Furnizime Inertesh
  • Transport
Punime Germimi
Materiale Ndertimi
Punime Të Kanalizimeve
Sistemime Territoresh
Furnizime Inertesh
Transport
Sistemime Zonash Te Gjelbra

Asetet e Kompanise Tone

Impiant per prodhim inertesh 300 Ton/Ore dsgffdsfsdfdsgffdsfsdf

30 mjete transporti te tonazheve te ndryshme

20 mjete te renda si eskavatore, minieskavatore, buldozer dhe rrula